Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta

0 152

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë sot kërkesën e maxhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Seanca publike është parashikuar që të nisë në orën 10:00.

Pas miratimit të raportit të ngritura nga komisioni hetimor, ku thuhej se presidenti kishte shkelur rëndë Kushtetutën, më 1 korrik të vitit të kaluar Kuvendi i Shqipërisë depozitoi kërkesën. Kujtojmë se gjithçka nisi pasi presidenti Meta zhdekretoi 30 qershorin dhe dekretoi një datë tjetër për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Më datën 9 maj, dy javë pas zgjedhjeve të 25 prillit, Kuvendi i Shqipërisë, miratoi me 104 vota pro, 7 kundër, 2 abstenim dhe 1 e pavlefshme raportin përfundimtar i Komisionit Hetimor. Por nga ana tjetër kreu i shtetit e ka konsideruar vendimin e Kuvendit si “nul”, nga i cili nuk ka asnjë shqetësim.

Gjykata Kushtetuese kishte caktuar si datë për shqyrtimin e çështjes datën 18 janar, por seanca u shty për shkak se anëtari dhe relatori i çështjes Përparim Kalo rezultoi pozitiv me COVID-19.

Leave A Reply

Your email address will not be published.