Gjykata Kushtetuese tërhiqet për të marrë vendimin për Presidentin Meta

0 179

Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendimin për shkarkimin ose jo të presidentit Ilir Meta. Siç parashikon ligji, brenda 30 ditëve gjykata do të zbardhë edhe vendimin. Presidenti Meta ka zgjedhur të mos marrë pjesë fizikisht në gjyqin që po zhvillohet ndaj tij, duke ia lënë në dorë mbrojtjen juristëve.

Seanca e tretë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta zgjati rreth 3 orë dhe presidenca iu përgjigj 72 pyetjeve. Gjithashtu palët paraqitën konkluzionet përfundimtare.

Leave A Reply

Your email address will not be published.