Gjykata “rrëzon” kreun e burgjeve: Avdylajt nuk futen në izolim

0 346

Gjykata e Tiranës ka vendosur anulimin e vendimit të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili, i cili vendosi në regjimin “41-Bis” 5 të paraburgosur mes të cilëve edhe të pandehur e dosjes “339”. Kaos dhe sherr mes të burgosurve dhe kundërshti të gardianëve është situata e krijuar në qelitë e paraburgimit 313-të në Tiranë. Kjo situatë është krijuar pak javë më parë teksa u shënuan rastet e para të të infektuarve me Covid-19.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pasi ka analizuar ngjarjen, ka kërkuar në gjykatë izolim për thyerje të rregullave në qeli kërkohet edhe për Hajri Seferin, Astrit Avdylin, Altin Avdylin, Saimir Gjepalin. Kërkesa e kreut të burgjeve, Agim Ismaili u shqyrtua në dhomën penale Tiranë nga gjyqtarja Migena Laska.

Kjo është hera e parë në paraburgimet e Tiranës që Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, kërkon të izolojë të paraburgosur në regjime të veçanta sigure, ndërsa më herët një vendim i tillë është kërkuar për një të burgosur në burgun e Korçës. Të burgosurit me regjim të veçantë sigurie nuk u lejohen takim me familjarët dhe komunikimet me ta, si dhe kanë masa më të forta sigurie.

Leave A Reply

Your email address will not be published.