Gjyqi për protestat tek ”Astiri”, Balliu: Partia ndërroi prokurorin. Zgjedhjet po trokasin

0 335

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu u paraqit sot në gjyqin ndaj tij për protestat tek ”Astiri” për projektin e Unazës së Madhe. Në një prononcim për mediat, Balliu tha se u ndërrua prokurori i çështjes së tij dhe kjo është bërë qëllimisht nga qeveria tha ai, vetëm për të shtyrë seancën. Ish-deputeti tha edhe se zgjedhjet po trokasin dhe u shpreh i bindur se PD-ja do i fitojë ato së bashku me koalicionin e saj.

”Pavarësisht se vjedhjet i bën qeveria, afera korruptive e Unazës doli, në Gjykata mbeten banorët dhe përfaqësuesit e opozitës. Nuk futen në burgje ata që vjedhin por banorët. Për procesin duhet të pyesni Prokurorinë. Duan të mbajnë në presion banorët dhe opozitën.

Qëllimisht ndërruan prokurorin për të shtyrë seancën. Policia nuk është gjyq apo prokurori, policia thjesht njoftohet për protestën. Kemi të bëjmë me sistem hajdutërie. Qytetarëve që mos flasin, i bëhet presion që do të futen në burg. 2 vite e gjysmë s’ka një të arrestuar për paratë e vjedhura. Ajo çfarë ka rëndësi është se sistemi i drejtësisë mbron vjedhjen.

Mafiozët dhe kjo qeveri hajdute e kapur me presh në dorë. Kemi limite për qytetarët, për median por jo për qeevrinë. Sa më shumë të limitohet qytetari, aq më pak drejtësi do të ketë. Zgjedhjet po trokasin dhe të jeni të bindur që do i fitojmë që të largojmë këtë bandë kriminale”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.