Gjyqtarët refuzojnë Gjykatën e Posaçme, asnjë kandidat

0 346

Gjyqtarët refuzojnë sërish gjykatën e posaçme kundër krimit e korrupsionit. Për 6 vende vakante për afro 2 muaj asnjë nuk kandidon. Dikur gjykata simbol kundër krimit dhe korrupsionit, prej 2004 e njohur si gjykata e krimeve të rënda dhe sot GJKKO, refuzohet. Në këtë gjykatë aktualisht janë mbi 200 dosje në proces dhe mungesa e gjyqtarëve ndikon në dhënien e vendimeve. KLGJ-ja po sheh mundësinë e një oferte motivuese për gjyqtarët e rinj që të bëhen pjesë e Gjykatës për Krimet e Rënda dhe Korrupsionin.

Leave A Reply

Your email address will not be published.