“Gomari shkrimtar” dhe “preshi si pendë”; sherr i madh mes Gjekmarkajt dhe Shehut

0 41

Sherr i madh virtual mes dy depuetëtve të Partisë Demokratike, Agron Xhekmarkaj dhe Tritan Shehu. I pari nisi ironinë përmes rrjeteve sociale, duke iu referuar zgjedhjeve të djeshme për kreun e PD, që rikthyen bindshëm Sali Berishën: “Revolucioni që marshon” po jep sihariqe!

Ajo qerrateshë Amerikë po mundet në të gjitha frontet dhe deri në darkë fitoret e tij do të thellohen. Bana dhe Tritua janë zgalemet e epokës së re. Tirania po dridhet anembanë”.

Nuk ka vonuar kundërpërgjigja e Tritan Shehut, që përmes Facebook nuk i lë gjë mangut kolegut të tij, edhe ai përmes ironisë: “Gomari shkrimtar”, nje inkurajim per “profesorin“ e veteshpallur Gjekmarkaj!

E inkurajoj te vazhdoje te shkruaje te tilla “bejte“ se ndoshta ndonje dite keshtu mund te kuptoje realitetin e tij, gje qe “Gomari shkrimtar” nuk e arriti kurre, ndersa si deputet nuk me duket shpresdhenes, jo vetem per mungesen e plote te etikes.

Ne lidhje me vendosjen e emrit tim te deformuar neper ato rreshta deshiroj t’i them se nuk me shqeteson aspak me ato zhurma “bresherie mitralozi” qe publikon edhe ne adresen time, njelloj si tingujt qe nxirte “Gomari shkrimtar”!

Perkundrazi me zbavisin shume, duke kuptuar deri ku mund te arrije paaftesia dhe mendje ngushtesia per te shkruar e dikujt qe kerkon te paraqitet si shkrues! E gjithe kjo me kujton favolen “Gomari shkrimtar” te Jutta Person. Pra e inkurajoj te vazhdoje te shkruaje sa me shume te tilla “bejte”….

Vetem dicka, por kjo eshte ceshtje e tij… Keshtu vecse ve gjthmone dhe me shume ne pah problemet qe qendrojne brenda tij, gje qe “Gomari shkrimtar” nuk arriti kurre t’i kuptonte. Sidoqofte le te shpresojme se Agroni do t’ia arrije nje dite se paku kesaj! Dhe per ta ndihmur po i bashkengjis favolen “Gomari shkrimtar!”

Gjekmarkaj replikoi sërish, duke e helmuar gjuhën edhe më shumë: “Dyrdyli e paska nxjerrë preshin nga “shishja” për ta përdorur atë si pendë që jep shpresë për të ardhmen. E paska lënduar “plagën” së dyti, një heroizem që ai e bën për Doktorin e vertetë herë pas here.

Të dy bashkë po e udheheqin “revolucionin” drejt fitores, drejt së nesermes. Për t’i dëftuar trimëri Doktorit e për të shqiptuar fjalën euro nuk i merret goja qerratait!!”

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.