Grabitja në Rinas, Talo Çela mohon akuzat nga arratia

0 29

Ndërkohë që është në kërkim, përmes avokatit të tij Talo Çela mohoi të jetë përfshirë në grabitjen e miliona eurove në pistën e Rinasit në prill të vitit 2019.

Në seancën e së hënës avokati Luan Kaloçi i tha gjykatës së klienti i tij nuk kishte qenë në grabitje.

Sipas avokatit, Çela kishte pasur një problem shëndetësor me gjurin dhe ishte i paafte fizikisht të merrte pjesë në grabitje. Njëkohësisht, avokati kërkoi pyetjen e ish-të penduarit Alkond Bengasi dhe të bashkëpandehurve Klement e Eldi Cala.

Çela po gjykohet i veçuar nga të bashkëpandehurit e dosjes, pasi për një vit procesi ndaj tij ishte i pezulluar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.