Greqia hapet për turistët, por jo për ata nga…

0 331

Greqia ka publikuar listën e vendeve nga të cilat do të pranojë turistë që prej 15 qershorit, përmes fluturimeve me destinacion Athinën dhe Selanikun.

Lista me 29 vende, pjesë e të cilave është edhe Shqipëria u krijua pas një studimi të profilit epidemiologjik të vendeve të origjinës së turistëve, e duke marrë në konsideratë njoftimin e Autoritetetit Europian të Sigurisë se aviacionit civil dhe propozimet e Komitetit për sëmundjet infektive.

Përveç shqiptarëve, Greqia do të lejojë hyrjen e turistëve nga Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Gjermania, Serbia, Çekia etj. Vizitorëve do t’iu merren kampione për teste. Italia dhe Spanja nuk përfshihen, por duke filluar nga një 1 korriku, kur do të rifillojnë gjithashtu fluturimet në të gjithë vendin, lista do të zgjerohet me shtete të tjera.

Leave A Reply

Your email address will not be published.