Greqia kërkon punëtorë shqiptarë, pagë ditore 30 euro

0 403

Në pikun e pandemisë, duket se Athina dhe Tirana zyrtare arritën marrëveshjen për punësimin sezonal të shtetasve shqiptarë në sektorin e bujqësisë të Greqisë. Drejtori i Organizatës për të Drejtat e Njeriut “Jeta”, Edmond Guri thotë se kjo është hera e parë që shteti grek i kërkon palës shqiptare në mënyrë zyrtare punëtorë për punësim sezonal

”Në Greqi nuk gjen krahë pune për mbledhjen e fruta perimeve dhe agrumeve që konsiderohen të rëndomta nga vendasit. Qarkullon në media një pagë ditore 30 euro. Kjo është paga minimale sipas ligjit në Greqi megjithatë është e kënaqshme për një kategori”.

Marrëveshja parashikon punësimin sezonal me procedura të përshpejtuara të 7000 deri 10.000 shtetasve shqiptarë, të cilët do të punësohen me të drejta të plota në Greqi. Marrëveshja vjen në një kohë që kufijtë e të dy vendeve janë mbyllur për shkak të pandemisë së Covid-19. Greqia ka marrë vendim për të mbajtur hapur hotelet për 12 muaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.