Greqia merr masa, parlamenti pritet të miratojë paketën sociale prej 2 miliardë eurosh

0 35

Parlamenti grek pritet të miratojë këtë javë paketën sociale 2 miliardë euro, ndërsa kryeministri Kyriakos Micotakis do të shpallë edhe masat e reja të rezistencës ndaj shtrenjtësisë. Masat nuk mund të jenë konstante, por të fokusuara në shtresat e shoqërisë për të cilën vërtet çmimet e javëve të fundit janë të papërballueshme.
Prioritet kanë qytetarët me të ardhura të ulëta vjetore, ndërsa do të vijohet me subvencionim masiv në llogaritë e energjisë elektrike dhe gazit natyror për ngrohje. Subvencionimi i llogarive, sipas zëdhënësit të qeverisë përshin familje, biznese dhe bujqërit-blegtorët.

Lidhur me karburantet, zëdhënësi ka deklaruar se do të përgatitet një platformë tepër lehtësuese, ka gjasa që të ulet direkt TVSH dhe taksat e tjera, me qëllim që konsumatori të paguajë kosto më të ulët sesa çmimet e shkruara në pikat e karburanteve. Kjo ulje do të bëhet automatikisht për të gjithë përfituesit e çekut të shtrenjtësisë, domethënë pjesën e shoqërisë me të ardhura vjetore të ulta, apo familjet me shumë fëmijë, të papunët, pensionistët me pension të ulët etj.

Po ashtu do të miratohet shtyrja e subvencionimit për të njëjtat kategori në llogaritë e energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse për ngrohje edhe në muajt Mars-Prill.

Në javën e Madhe të Pashkëve pritet të shpërndahet çeku i shtrenjtësisë në një numër të madh familjesh dhe individësh nga 300 euro deri në 400 euro. Lista e përfituesve pritet të zgjerohet më shumë, me rritjen e ndjeshme të çmimeve të javës së fundit, kështu që qeveria po shqyrton ndryshimin e kritereve të përfituesve. Paketa e masave pritet të miratohet dhe zbatohet nga ky muaj deri në Pashkët Ortodokse, që sivjet festohen në 24 prill.

Leave A Reply

Your email address will not be published.