Greqia shtyn masat, ja deri kur do të ketë kufizime në kufi për shqiptarët

0 569

Covid-19 merr vendime për çdo gjë në botë. Greqia mësohet se ka vendosur të shtyjë për 14 ditë masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Mësohet se deri më 15 shtator, kufijtë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të vijojnë të jenë të mbyllura.

Po ashtu do të jetë në fuqi edhe kufizimi i udhëtarëve, përkatësisht 750 persona nga Kakavija dhe 300 nga Kapshtica. Së bashku me kufizimin e udhëtarëve do të jetë në fuqi edhe karantinimi 7 ditor.

Një nga masat e tjera kufizuese është edhe përgjigja negative e testit për Covid-19 në kufi, që duhet të jetë kryer 72 orë më parë. E ndaluar do të jetë edhe hyrja e turistëve nga Shqipëria deri më 15 shtator.

Duhet kujtuar tragjedia në doganën e Kakavijës, ku për 4 ditë në mes të diellit, plot frustrim për masat greke në kufi, por edhe hidhërim për palën shqiptare që dukej e pafuqishme ose pothuajse e dizinteresuar për shqiptarët që pritën ditë e natë për të kaluar drejt Greqisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.