Grimieri shqiptar i Kim Kardashian dhuron për të prekurit nga tërmeti dhe ka një mesazh prekës

422

Grimieri i famshëm shqiptar, Mario, që jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i është bashkuar dhuruesve për të prekurit nga tërmeti. Në një reagim në Instagram, Mario ka treguar një histori personale kur i kishte bërë për herë të parë vetes një dhuratë, pas një pune shumë vjeçare. Grimieri shprehet se ka dhuruar të gjithë vlerën që ka kushtuar gjerdani i tij, me të cilin ka një histori shumë të veçantë.

 

“Bizhuteria e parë që ia kam dhuruar vetes. Unë u kam dhuruar të tjerëve shumë bizhuteri shumë herë, por kurrë vetes time. Isha në një qendër tregtare një ditë me vëllanë dhe babanë për t’i gjetur babait një pallto dimri dhe pashë këtë shkëlqim përmes një dritareje me cep të syrit dhe vëllai im më tha që të futesha brenda dhe ta shikoja. Unë thashë se nuk do shkoja, por ai më shtyu. Ai tha: “Vëlla, ti ke punuar kaq shumë që kur keni qenë 12 vjeç dhe kurrë nuk ke blerë vetes një bizhuteri. Ti duhet ta marrësh këtë”.

Unë thashë “Jo nuk kam nevojë ta marr atë, por mendoj se e dua vërtet dhe e di që e meritoj”. Mbetet në zemrën time tani. Unë sot dhurova sasinë e barabartë të gjerdanit për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri. Unë mendoj se qëllimi im është ta duash veten dhe të trajtosh veten në mënyrë të barabartë, si dhe të tjerët. Jeta është e bukur dhe jam shumë i lumtur që filloj ta jetoj vetë”, shkruan Mario në Instagram.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.