Haaland kalon te City për 100 milionë euro

0 30

Është zyrtarizuar nga Mançester Citi blerja e sulmuesit më të kërkuar në Europë, Erling Haland. Klubi anglez njofton se është arritur marrëveshja me Borusian e Dortmundit pas pagesës së klauzolës prej 61 milionë eurosh për ta lënë të lirë sulmuesin norvegjez, duke firmosur një kontratë disa vjeçare.

I gjithë transferimi kap shifrën e 100 milionë eurove, ndërsa ai do të paguhet me një rrogë 400 mijë paund në javë. Ai do t’i bashkohet klubit më 1 korrik.

Sakaq Borusia e Dortmundit nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Haland. Bëhet fjalë për yllin e kombëtares së Gjermanisë, Karim Adejemi, i cili ka refuzuar ofertën e Mançester Junatid. Klubi gjerman do të paguajë 38 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa kontrata do të jetë e vlefshme deri në vitin 2027.

Leave A Reply

Your email address will not be published.