Hapet peticioni për Ori Nebiajn: E duam në Parlament, ose kalojmë në referendum mbarëkombëtar

0 313

Emri i saj në listën e PD-së bëri bujë. Po flasim për moderatoren e mirënjohur, Ori Nebiaj e cila kandidoi për deputete në zgjedhjet e 25 prillit, por që nuk arriti të merrte mandatin e deputetit.

Një peticion është hapur online për përfaqësimin e saj në Parlament. Në këtë faqe kërkohen 500 firma dhe deri më tani janë grumbulluar 492 firma.

Ori Nebiaj ishte e 18-ta në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së, në qarkun e Tiranës. Paçka se mori rreth 5600 vota, ajo nuk u zgjodh deputete përmes thyerjes së herësit dhe demokratët nxorën 15 deputetë nga kryeqyteti.

Shkrimi 

Shqiptarët meritojnë të përfaqësohen prej personaliteve me integritet dhe që përcjellin zërin e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme. Padrejtësia e përfshirjes në parlament të antishqiptarit Dule, duke lënë jashtë gocën e Tiranës dhe Shqipërisë është në dëmin tonë.

Për këtë arsye Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha, duhet me patjetër të marr masat e nevojshme në bashkëpunim me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta.

Nëqoftëse nuk do arrihet të ndalet dekretimi i Vangjel Dules, atëherë ky peticion do i drejtohet Kuvendit të ardhshëm të Shqipërisë deri në një referendum mbarëkombëtar për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.