Hapja dhe ringritja e ekonomisë, pritshmëritë pozitive parakushti i suksesit

0 13

Nga Arben Malaj-

Pandemia Covid-19 përfaqëson një krizë sanitare të përmasave globale e cila do të ketë pasoja relativisht të rënda edhe nga pikpamja ekonomike. Kjo pandemi po ushqehet nga nga një sërë pasigurish si:
-pasiguria e shkaqeve të përhapjes;
-numri i të prekurve dhe numri i viktimave që do të shkaktojë;
-kostot sanitare; si dhe kostot ekonomike që do t’ju shkaktojë, individëve, familjeve, biznesve dhe buxhetit te shtetit.
Ditët e fundit me rënien e kurbës së shfaqjeve të rasteve të reja dhe rënien e numrit të vdekje, po del në pah gjithmonë e më tepër nevoja e ndërhyrjes së qeverisë për hapjen dhe ringritjen e ekonomisë.
Pa qartësitë për burimin e virusit, koha e gjatë e gjetjes dhe përdorimit të vaksinës i kanë penguar ekonomistët të parashikojnë qartë llojet, përmasat dhe kohëzgjatjen e paketave anti covid-19.
FMN sapo ka publikuar rivlerësimet për rritjen ekonomike 2019-2021, ku për vitin 2020 konstatohet një rënie konsiderueshme e ekonomisë, konkretisht ekonomia globale do të ketë një rritje negative që do të shkojë në 2-3%. Vendet evropiane në zhvilllim ku përfshihet edhe Shqipëria do të ketë një rritje – 5.2% dhe vendet e zhvilluara me – 6.1%. Për të frenuar këtë rritje ekonomike negative apo më saktë për ti bërë ballë kësaj krize janë hedhur një sërë ideshë “jo të kaluduara” dhe që nuk gjejnë konsesus të gjerë.
Një ndër idetë fillestare ishte ajo e përdorimit të politikave monetare apo e “helikopter money”, e cila nuk gjen shumë konsesus te shumë studiues ekonomie. Kjo lloj ndërhyrje mund të gjenerojë inflacion dhe mund tia shtojë problemet ekonomisë sipas disa ekspertëve të ekonomisë.
Ideja tjetër ishte ajo e financimit me anë të borxhit publik, por sipas disa përllogaritjeve, shuma e nevojshme për t’i bërë ballë krizës së shkaktuar nga Covic-19 është rreth 8 trilionë dollarë që korispondon me 9.5 përqind të PBB-së botërore. Një shumë e tillë do të vënte në rrezik financat publike dhe do të përkeqësonte ndjeshëm qëndrueshmërinë e borxhit publik. Konkretisht Italia që konsiderohet vendi më i prekur në BE do të kishte një rritje të borxhit publik me rreth 20% duke e çuar atë në 155 % të GDP-së në 2020. Pra nga një anë do të frenonte rënien ekonomike që parashikohet të jetë nga 8-10% e do të frenonte rënien e kapacitetit prodhues që është parashikuar me 20% por do të “shkatrronte” financat publike.
Përtej aspektit të financimit nuk duhet harruar po ashtu edhe fakti se strukturimi dhe madhësia e paketave anti covid-19 është jetike:
-për të varfërit e të papunë;
-për biznesin e vogël, të mesëm dhe të madh;
-për buxhetin e shtetit.
Grupi parë që konsiderohet më vulnerabël diskuton nivelin e mbijetesës. Nga çdo krizë çdo vend del më i varfër dhe me borxhe më të mëdha. Në rastin e Greqisë gjatë krizës globale 2008 borxhi publik arriti në 180 % e GDP-së. Të njëjtat pasoja negative pësuan Spanja, Portugalia dhe Italia.
Në kulmin e krizës globale 2008, papunësia e përgjithshme në këto vende arriti mbi 25 %, ndërsa papunësia për të rinjte u rrit në dyfish, deri në 50%. Aktualisht vlerësimet e ILO tregojnë një rritje të papunësisë globale midis 5.3 milion (skenari “i ulët”) dhe 24.7 milion skenari “i lartë”. Gjatë krizës financiare 2008 papunësia globale u rrit me 22 milion.
Rrita e papunësisë do te rrit ndjeshëm edhe varfërinë.
ILO parashikon se të papunët do të humbasin të ardhura midis 860 miliardë dollarë dhe 3.4 trilion dollarë deri në fund të vitit 2020. Kjo mungesë e të ardhurave do të përkthehet në rënie të konsumit të mallrave dhe shërbimeve duke vështirësuar ringritjen e bizneseve dhe ekonominë.
Grupi i dytë, biznesi do të paguaj një pjesë të krizës së pandemisë. Ata janë të detyruar të reduktojnë ose ndërpresin aktivitetin e tyre ekonomik. Individët dhe bizneset familjare mund të gjallërohen më shpejtë, biznesi i vogël dhe i mesëm në varësi nga kohë-zgjatja e mbylljes së aktiviteti ekonomik do të ndodhen përballë mbijetesës, ringritjes graduale apo ristrukturimin e tyre.

Bizneset e mëdha do të përballen me krizë të likuiditeteve dhe burime financimi për ringritjen dhe ristrukturimin e modelit të biznesit. Gjatë kësaj periudhe do të ndodhin edhe falimentime.
Pandemia shkaktoi këputjen e shumë hallkave të zinxhirit të furnizimeve dhe shitjeve midis disa qindra milion bizneseve. Ekziston rreziku, që pasojat e zixhirëve të këputur kanë ndërgjegjësuar bizneset për ta strukturuar modelin e zhvillimit të biznesit të tyre si për nga shkalla e aplikimit të platformave online dhe teknologjive të larta, por edhe nëpërmjet strukturimit të marredhënieve me punonjësit. Edhe qeveritë duhet të ristrukturojnë zinxhirët e furnizmit duke i dhënë një vëmendje mbështetëse bizneseve vendase.
Pra për bizneset edhe hapja e menjehershme e ekonomisë nuk mund të ndihmojë ringritjen e shpejtë të ekonomisë. Pavarësisht parashikimve të FMN-së për rënien e madhe të rritjes ekonomike në 2020 dhe ringritjen e shpejtë të ekonomive në vitin 2021. Ekonomia nuk do të veprojë thjeshtë sipas disa stimulimeve macro-ekonomik të rritjes ekonomike, pasi pritshmëritë e individëve dhe bizneseve që kanë impakt të ndjeshëm por që aktualisht rezultojnë të ulta mbeten një variabël jo lehtësisht i matshëm.
Një pjesë të kostove të pandemive do të paguaj edhe shtetit por që në thelb është një barrë e rritur ndaj tatimpaguesve që do ti shlyejnë këto borxhe. Rënia e rritjes ekonomike, rritja e defiçitit buxhetor dhe borxheve (individuale, të biznesit dhe të buxhetit) do të përkeqësojnë stabilitetin e financave. Pas vitit 2020 paketat antikrizë do të bëhen të domosdoshme por edhe të imponueshme.
Ky risku kërkon që presionet për paketa sa më të mëdha mbeshtetëse kanë kuptim kur kanalet e përcjelljes së politikave monetare dhe politikave fiskale që duhet të mbrijnë deri tek përfituesi i fundit duhet të jenë sa me transparente, sa më profesionale dhe sa më efektive, kjo lehtëson kostot sociale dhe financiare të hapjes dhe ringritjes së ekonomisë.
Politikat monetare të Bankes së Shqipërisë perputhen me ato të Bankave Qëndrore dhe janë të kordinuara me FMN-në.
Ulja e kostos së parasë duhet të realizojë objektivin e saj kryesor, ndaljen e thellimit të krizës dhe lehtësimin e ringritjes së ekonomisë shqiptare.
Ulja e kostos së parasë dhe çdo instrument tjetër i politikave monetare jo të zakonshme duhet të mos pengohen për të vepruar shpejtë dhe në mënyre efektive. Ulja e kostos së parasë ka lehtësuar koston e borxhit, këtë ulje të defiçitit për shkak të uljes së kostos së borxhit, qeveria duhet ta përdorë për të financuar kostot shtesë të covid-19.
Ndërsa mekanizmat e tjerë si garancia sovrane duhet të bashkëveprojnë me politika dhe instrumente e tjerë të politikave monetare e fiskale.
Lidhur me politikat fiskale: vendi rrezikohet të shënoj defiçite të larta dhe një rritje të ndjeshme të borxhit publik. Edhe pse kostot e parasë si brenda dhe jashtë vendit është e ulët, kjo nuk përligj asnë qëndrim pro paketave sa më të mëdha nëqoftëse nuk rezultojne efektive.
Interesat e borxheve që merren gjatë kësaj periudhe janë kryesisht luhatëse. Nëqoftëse ndodh kompanite e retingut bejne “doëngrade“ kjo sjell rritje të kostove të borxhit.
Prandaj duhet të përcaktojmë primare transparecën dhe eficencën e paketave të mëparshme përpara se të deklarohen paketa të tjera. Edhe krahasimi i shkallës së ndëryrjeve buxhetore me vende të ndryshme ka pika të dobta krahasimi sidomos në shkallën e produktivitetit dhe nivelit të defiçiteve dhe borxheve publike përpara covid-19.
Mbështetja nuk është një shifer fiks e asistencës sociale, por edhe një shkallëzim i ndihmës sipas numrit të pjesëtarëve të familjeve. Fondet grant që vijnë nga BE apo donatorë të tjerë duhet të kenë në fokus kryesor mbrojtjen sociale së dyti grantet të përdoren së shkëndija e rindezjes së bizneseve individuale, familjare dhe të mikro- ndërmarrjeve perfshirë edhe zonat rurale.
Biznesi i mesëm dhe biznesi i lartë duhen mbështetur me rialokim të pagimit të detyrimeve, kredi me kosto të buta dhe skema mbështetëse nga garancia sovrane.
Njëkohësishtë duhet përdorur me efikasitet mbështetja për biznesin nëpermjet politikave dhe fondeve të ndihmës shtetërore. Pritshmëritë optimiste i ushqen edhe kohezioni social i paketave anti covid.
Qeveria duhet ta përmirësojë transparenën publike të hartimit dhe miratimit të paketave sociale dhe mbeshtetëse për biznesin.
Konsultimi dhe analiza e kujdesshme e çdo propozimi prej grupeve të interesit.
Analiza, vlerësimi dhe përfshirja e propozimeve të opozitës përmirësojnë pritshmëritë e individëve dhe biznesit për daljen nga kriza dhe ringritjen e tyre.
Përmirësimi pritshmërive optimiste ka një efekt pozitiv në ekonomi shumë më të madh se qindra milion dollarë apo euro të injektuara në ekonomi.
Hapja e ekonomisë edhe në mënyrë graduale është fillimi i fundit të efekteve negative të covid-19, ndërsa ringritja e ekonomisë të jetë fillimi i fundit të keq qeversjeve, sepse aty gjenden rrënjët përse disa vende preken më pak dhe ringrihen menjëherë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.