Hapja e gjykatave, zbardhet propozimi i Ministrisë së Drejtësisë

0 49

Ministria e Drejtësisë do i propozojë Këshillit të Ministrave ndryshime të Aktit Normativ në kuadër të masave për parandalimin e Covid-19 me qëllim bërjen e mundur të fillimit të aktivitetit të gjykatave.

Gjatë kohëzgjatjes së epidemisë, gjykatat do të zhvillojnë seancat gjyqësore duke zbatuar masat organizative specifike për zhvillimin e proceseve gjyqësore, të nevojshme për të shmangur grumbullimet në ambientet e gjykatave dhe brenda sallave gjyqësore në përputhje me rregullat e miratuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor si dhe organet e administrimit gjyqësor të çdo gjykate në zbatim të nenit 3, pika 4 të këtij akti normativ.

Gjykata mund të vendosë që pjesëmarrja e palëve, ndërhyrësit kryesor, ndërhyrësit dytësor, personit të tretë ose përfaqësuesve të tyre, prokurorit, avokatit të shtetit, dëshmitarëve, ekspertëve, përkthyesve si dhe çdo pjesëmarrësi tjetër të interesuar, në të gjitha seancat gjyqësore të sigurohet nëpërmjet ndërlidhjes audiovizive në distancë.

Në rastet kur seancat gjyqësore zhvillohen në distancë, provat, dokumentet shkresor si dhe çdo akt tjetër procedural i paraqiten gjykatës ose edhe palëve nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik si dhe dërgohen, brenda të njëjtës ditë, nëpërmjet shërbimit postar, me dërgesë të porositur.

Leave A Reply

Your email address will not be published.