Hapja e shkollave, Vokshi: Udhëzuesi i vonuar dhe shumë konfuz

0 279

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, thotë se protokolli i sigurisë dhe udhëzuesi për hapjen e shkollave është një hap i mirë, por i vonuar dhe konfuz.

”Pavarësisht se është një hap i mirë, por është i vonuar. Sërish është një udhëzim shumë konfuz, nuk i jep zgjidhje shumë problematikave. Problematika më e madhe që unë shoh, çfarë do të bëhet me fëmijët e familjeve që kanë të prekur këto dy javët e fundit? A ka ministria një listë të këtyre fëmijëve? A do të pranohen këto fëmijë në shkolla? Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë udhëzim. Kush është personi përgjegjës?”.

Vokshi thekson se fëmijët duhet të shkojnë në shkollë. Mësimi online duhet të jetë alternativa e fundit, por ajo thekson se më parë duhet të plotësohen kushtet.

”Unë kam qenë e mendimit se mësimi online duhet të jetë zgjidhja e fundit për fëmijët. Unë jam marrë me orë të tëra me dy vajzat e mia kur bëhej mësimi online. Unë mendoj se ka mangësi nga mësimet e vitit të kaluar. Mendimi im është që fëmijët të shkojnë fizikisht në shkolla, por më parë ministria dhe institucionet e tjera të jenë atje para se të fillojë shkolla, të sigurojnë të gjitha kushtet, por ata e kanë të pamundur që mund t’i përmbushin. Kjo është frika ime më e madhe”,- tha në ”A2cnn”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.