Harrohet Covid-19? Lokalet në Tiranë i kthehen normalitetit

0 312

Nga data 18 maj, baret dhe restorantet rihapën dyert për klientët, fillimisht duke zbatuar masat anti-covid, por respektimi i masave nuk po bëhet 100%. Në një tavolinë qëndrojnë më shumë se dy persona dhe se distanca e sigurisë nga një tavolinë në tjetrën, nuk arrin në 2 metra.

Matja e temperaturës për çdo klient nuk duket se respektohet, por nga ana tjetër edhe vet qytetarët duket se nuk bezdisen nga një fakt i tillë. Ata duken të qetë ndërsa shijojnë bisedën në kafene.

Tashmë që vendi ynë ka hyrë në fazën e hapjes dhe nuk ka më kufizime, është në dorë të qytetarëve që të tregohen të përgjegjshëm, duke marrë parasysh faktin që Covid-19 është ende mes nesh.

Leave A Reply

Your email address will not be published.