”Harrohet” Covid-19/ Protesta në Bullgari, mijëra vetë në rrugë

0 294

Duket se në Bullgari është ”harruar” Covid-19, pasi nuk ndalen protestat anti qeveritare. Mijëra vetë mbushën rrugët e Sofies mbrëmjen e së premtes, në vazhdën e manifestimeve disa javore kundër kryeministrit Borisov. Protestat janë paqësore, me pjesëmarrësit që këndonin këngë, valëvisnin flamuj dhe thërrisnin ”dorëhiqu”.

Të mërkurën, Borisov u ofrua të jepte dorëheqjen për zgjidhjen e krizës, por tha se kabineti i drejtuar nga partia e tij, GERB duhet të qëndroje në pushtet deri në zgjedhjet e planifikuara vitin e ardhshëm.

Mijëra bullgarë po protestojnë qe prej fillimit të muajit korrik duke ngritur kampe e duke bllokuar rrugët në kryeqytet. Ata akuzojnë tri herë kryeministrin Borisov për dobësim të institucioneve shtetërore në favor të oligarkëve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.