Hasani prezantohet si ”dem i kuq”, Olsi Rama: Nuk ndërhymë kur bisedoi me Tiranën

0 344

Këtë të martë, klubi i kuq i kryeqytetit ka prezantuar tetovarin Ferhan Hasani, si futbollistit më të ri të Partizanit, bashkuar me “demat” gjatë merkatos së janarit. Ai është prezantuar para mediave sot nga drejtori i përgjithshëm i klubit, Olsi Rama i cili tha se klubi i kuq nuk ka ndërhyrë kur lojtari ishte në bisedime me Tiranën, teksa tregoi edhe arsyen pse zgjodhi Partizanin.

”Jemi mbledhur të prezantojmë afrimin e fundit. Është një lojtar që nuk ka nevojë për shumë prezantim, Është fat për ne që e sjellim në një merkato si e janarit te ne. Kisha krijuar një raport personal që vitin e kaluar. Ramë dakord që vjet nuk ishte momenti i duhur t’i bënim një ofertë. Ky vit mund të jetë i duhuri për të sjellë një element të tillë në ekip për t’u rritur në cilësi. Hasani ka një karrierë të admirueshme ndërkombëtare, mund të kujtoj paraqitjet me Brondby, Ëolfsburg dhe Shkëndijën që është krenaria e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, pa harruar Helsinkin. Ai vjen me shumë dëshirë te ne, vishet krejt i kuq këtë herë. Ka shumë dëshirë të provojë këtë eksperiencë të re.

Ai e zgjodhi Partizani sepse është ekipi që ka punuar më mirë, me stabilet dhe ka qenë korrekt me stafin dhe lojtarët. Paga nuk mund të diskutohet, është mungesë respekti të flitet për detaje të tilla. Kemi bërë një marrëveshje shumë të mirë, shpresoj që edhe ai ta mendojë kështu. Shpresoj të gjithë të shikojmë frytet e kësaj marrëveshje. Partizani ka sjellë një lojtar që i sjell bukuri Superiores. Nuk ka qenë e vështirë, madje ishte e lehtë, kjo për shkak se u puqën objektivat tona. Jemi ulur kemi folur vjet dhe u bëmë miq.

Nuk e mendova në asnjë moment t’i bëja ofertë. Këtë vjet natyrshëm që duhet të bashkohej me Partizanin. Prezenca në derbi mund të ketë ndikuar pak, pasi derbi ndihet edhe pa tifozë. Ndoshta e bëri më të lehtë edhe për mua t’i bëja ofertë. Diskutimi ynë zgjati 10 minuta, jo më shumë. Çdo afrim që e bej pretendoj dhe shpresoj të jetë ai që shton vlerën e ekipit. Nuk dua ta ndal tek emra të përveçëm, do ishte mungesë respekti për të tjerët. CV-ja e tij flet vetë dhe ai mendoj se ka dëshirë t’ia lërë fushës përfundimet. Sigurisht është kënaqësi të prezantosh një afrim të tillë, gjithmonë me shpresën se rezultatet do të jenë pozitive”,-tha Rama.

Ish-sulmuesi i Shkëndijës së Tetovës, që sezonin e shkuar ishte pjesë e finlandezëve të HJK, te të kuqtë e kryeqytetit do të mbajë fanellën me numër 24. Hasani i ashtuquajtur “Buba”, është blerja e tretë e klubit të kuq gjatë merkatos së janarit. Më herët fanellën e Partizanit e kanë veshur Valentino Murataj, i ardhur nga Bylisi, dhe ish-sulmuesi anësor po Shkëndijës së Tetovës, braziliani Stenio Junior.

Leave A Reply

Your email address will not be published.