Hashim Thaçi jep dorëheqjen si President i Kosovës

0 62

Hashim Thaçi jep dorëheqjen si president i Republikës së Kosovës. Vendimi i tij vjen pas komunikimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale e Hagës. Hashim Thaçi mban postin e presidentit të republikës së Kosovës që nga viti 2016. Në një deklaratë për mediat, Thaçi u shpreh se “nuk mund të shkoj në Hagë si president i Kosovës. Ndaj për këtë arsye po jap dorëheqjen. Të vëmë interesat e shtetit ndaj atyre personale. I bëj thirrje klasës politike të ruajë qetësinë për të mirën e Kosovës”.

Dorëheqje nga politika sot ka dhënë edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli, pasi edhe atij i është ngritur aktakuza. Bashkë me Thaçin e Veselin, deri tani është konfirmuar edhe aktakuza për deputetin Rexhep Selimi dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi. Të gjitha të akuzuarit kanë qenë prej udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Thaçi deklaroi se do të bashkëpunojë me drejtësinë. “Në këto momente jo të lehta për mua dhe familjen dhe prej jush që me keni mbështetur për tre dekada për liri pavarësi dhe shtet ndërtim, ju falenderoj të gjithëve. Do bashkëpunoj ngushtë me drejtësinë dhe nga ky moment jam në dispozicion të drejtësisë. Unë besoj në të vërtetën dhe të ardhmen e shoqërisë sonë”, vijoi Thaçi.

Ai deklaroi se akuzat e padrejta që i bëhen atij dhe UÇK janë çmimi që po paguan për lirinë e Kosovës. “Ndaj sot më shumë se kurrë ju lus dhe ju bëj thirrje të mos humbisni shpresën dhe besimin. Sot më shumë se kurrë ju ftoj të reflektojmë sesa shumë kemi fituar si komb në këto tre dekada. Kemi fituar lirinë pavarësinë dhe tani po ndërtojmë shtetin tonë. Aktakuza kundër meje është çmimi i vogël i radhës që kërkohet të paguajmë për lirinë e vendit tonë. Shumë lehtë kam mundur të mos jem fare në këtë botë, sikundër mijëra bashkëkombas që dhanë jetën për lirinë. Jam me fat që jam gjallë, kam parë me sytë e mi ëndrrën shekullore të bërë realitet. Jam krenar që kam qenë pjesë e UCK vlerës me sublime të popullit shqiptar. Kjo nuk është një lamtumirë, por vetëm një mirupafshim”,- tha Thaçi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.