Haxhinasto: Po bëhen gabime, s’duhen lejuar të përfitojë Serbia dhe Rusia

0 57

Ish-ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto e cilëson kërkesën e mazhorancës për ngritjen e një Komisionit të Posaçëm Hetimor për veprimtarinë e UÇK-së si “çështje të turpshme”. Sipas tij kjo është një nisme e PS-së në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

”Hapja e një çështjeje të tillë patjetër që është e lidhur me atë që po ndodh në Hagë por unë e lidh shumë me fushatën elektorale. Vetëm drejtësisë nuk i shërben trajtimi i çështjes në një mënyrë të tillë, nuk i shërben as Kosovës. Nuk e ekzagjeroj por e them që është një çështje turpshme që hapet në Shqipëri, në vend të saj do të doja të shikoja një koordinim të faktorëve në Shqipëri dhe Kosovë pasi është i nevojshëm bashkimi i forcave për të përballuar këtë moment”,-tha më tej haxhinasto.

Ish-deputeti i LSI-së, foli më tej për disa gabime të rënda të politikës si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, duke theksuar se nuk janë marrë seriozisht sfidat ndërkombëtare që kanë të bëjnë me perspektivën e kombit.

”Ka disa gabime në Kosovë dhe Shqipëri. Shumë sfida ndërkombëtare i marrim me lehtësi, me idenë se ka kush mendon për këto kemi partnerët tanë. Këto janë sfida të rëndësishme kombëtare. Çështja e trajtimit të luftës çlirimtare dhe problematikave që lidhen me të apo persona që mungojnë duhet të ishin çështje të dy qeverive në takimet e përbashkëta. Ky bashkëpunim duhet të kishte më tepër substancë. Qeveria shqiptare e paraqet sikur po bën diçka të madhe, por me substancat e rëndësishme pak bëhet si për ekonominë ashtu edhe për sfidat kombëtare”, u shpreh ai për ”Euronews”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.