Heronjtë e shqipërisë përballë politikanëve!

0 60

Nga Danile Mucaku-

Shqipëria është në izolim të plotë për shkak të përhapjes masive të sëmundjes Covid-19 në të gjithë botë. Shkencëtarët në botë bëjnë me dijë se vaksina për këtë sëmundje mund të vonoj më pak ose më shumë se 16 muaj që nga përhapja e sëmundjes.

Ajo që bie në sy janë qytetarët të lodhur nga deklaratat e politikanë, ata besojnë ekspertët e mjekësisë. Ashtu si në rastin e tërmetit që shkundi Shqipërinë atë mëngjes 26 nëntori, ku profesoresha e inxhinierisë së ndërtimit, Luljeta Bozo u kthye në figurën më të dashur për të gjithë Shqipërinë pasi arriti të qetësoj me deklaratat e saj, qytetarë shqiptar edhe jo vetëm. I njëjti rast ndodh edhe sot, me Covid-19, ku doktor Pëllumb Pipero është kthyer në imazhin publik të luftës që qindra mjekë dhe infermierë po bëjnë kundër koronavirusit.

Pra, të gjithë duan profesionistët, madje ka edhe nga ata që mendojnë se këta persona të marrin poste të rëndësishme në kabinetin qeveritar. Dikush shprehet se Pipero duhet të bëhet Ministër i Shëndetësisë në postimin e kryeministrit Edi Rama teksa kish hyrë live për të folur edhe qarë hallet më popullin.

Pavarësisht faktit se qeveria ka një rol kyç në këto situata, duke filluar tek ndihmat, pagat e luftës, riatdhesimi, e çdo gjë tjetër, qytetarët duan ekspertët të flasin për punët e tyre edhe jo politikanët.

Ndonëse situata pas zgjatjes së orareve, për shërbimet jetikë të qytetarëve duket sikur në Shqipëri po merr frymë. Sipas mjekëve duhet te respektojmë në përpikmëri masat si distancimin social edhe ato higjenike, për ta kaluar me sukses këtë pandemi globale.

Kështu është e vetmia mënyrë, të gjithë e dimë se në Shqipëri shëndetësia nuk është në nivelin më të lartë por janë mjekët të cilët rrezikojnë jetën  e tyre për të shpëtuar jetën e një kombi të tërë. Prandaj edhe kjo është arsyeja se përse të gjithë duan e besojnë bluzat e bardha që të flasin për këtë situatë të rëndë ku ndodhemi, e jo politikanët.

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.