Historia e nisur në rrjete sociale që përfundoi në tragjedi. Të vërtetën e di Indriti

0 359

Kishin shkuar për pushime por në familjen e 17-vjeçares Enisa Doda ka pllakosur zija. Një histori e nisur në rrjetet sociale e më pas që përfundoi në tragjedi është ajo e dy të rinjve, njëri nga Postrriba e Shkodrës dhe 17-vjeçares me banim në Bathore, e cila gjeti vdekjen në plazhin e Velipojës. Së bashku me familjen e saj, adoleshentja kishte ardhur për pushime në këtë plazh, i cili u kthye edhe në vendtakimin me të riun 25-vjeçar Indrit Bajraktari.

Rreth orës 14:00 të ditës së mërkurë, dy të rinjtë kanë marrë një motor uji me qira dhe me pas janë larguar rreth 700-800 metra larg bregut të detit, por duke u kthyer vetëm njëri prej tyre. Gjatë xhiros në ujë, 17-vjeçarja ka humbur jetën në rrethana misterioze, ndërsa 25-vjeçari ka dalë i vetëm në breg.

Trupi i pajetë i vajzës është gjetur nga një peshkatar i zonës, i cili më pas ka njoftuar policinë. Adoleshentja nuk ka asnjë shenjë dhune, as dëmtime dhe as të prera duke hedhur poshtë pistën se mund të jetë goditur nga motori. Sesi vajza gjeti vdekjen e di vetëm Indrit Bajraktari, i cili pasi u kthye në breg tentoi të largohej me shpejtësi, por u ndalua nga pronarët e mjeteve të ujit pasi ai nuk dorëzoi motorrin e me pas u njoftua edhe policia.

Për uniformat blu ai ka deklaruar se 17-vjeçarja ka rrëshqitur nga skafi dhe ka rënë në ujë, por më pas nuk mban mend se çfarë ka ndodhur.  Ndaj 25-vjeçarit nga Postriba, por me banim në Angli rendojnë akuzat e “Shkaktimi i vetëvrasjes”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.