Historitë e gjyqtares që i fali 5 vite edhe Billës që u ekzekutua mbrëmë

0 154

Gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha doli sërish në skenë për një tjetër vendim që ka dhënë duke sjellë lirimin nga burgu të Hekuran Billës, që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme. Gjyqtarja i fali 5 vite duke e nxjerrë me kusht.

Emri i gjyqtares lidhet me lirimin nga burgu të disa të dënuarve, përmes vendimeve të dyshimta, para se ajo të përballej me Vetting-un. Hoxha u ka hapur dyert e burgut ish-numrit dy të bandës së Durrësit Endrit Dokle, duke i shuar dënimin përjetë, Genc Tafilit, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim. Hekuran Billës kjo gjyqtare i fali 5 vite burg duke e nxjerrë në lirimin me kusht.

Ministrja Etilda Gjonaj e cilësoi një kambanë alarmi për drejtësinë lirimin e Dokles pak muaj më parë. Nisin hetimet disiplinor për gjyqtaren e rrethit gjyqësor në Krujë, Ekelejda Hoxha. Ajo është vënë nën hetim nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përcjellë ankesën e paraqitur nga ana e ministrisë së Drejtësisë pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë. Ankesa është regjistruar pranë zyrës së ILD me datë 25 shkurt të këtij viti. Në kuadër të shqyrtimit të ankesës së bërë nga Ministria e Drejtësisë rezulton se ankesa ka qenë korrekte dhe në këtë mënyrë ka nisur hetimi.

Hoxha liroi nga burgu Indrit Doklen, i dënuar me burgim të përjetshëm, si anëtar i bandës së Durrësit, i akuzuar për disa vrasje, plagosje dhe krime të tjera. Në të njëjtën mënyrë që gjyqtarja përdori për lirimin e Dokles, në nëntor të 2017-ës, ajo liroi Genc Tafilin, i përfshirë në vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit. Tafili kishte kryer 17 vite burg, nga 25 që ishte dënuar.

Një tjetër lirim që mban firmën e gjyqtares Hoxha, është edhe ai i Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim. Paja njihet për disa nga arratisjet e tij në burgjet e Italisë dhe Gjermanisë. Paja u lirua disa ditë pas Tafilit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.