Holanda prapë bllokadë Shqipërisë për negociatat

590

“Parlamenti holandez nuk do të ndryshojë qëndrim për bllokimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”. Ky është titulli i madh i mediave holandeze, edhe pse Gjermania do të paraqitet në Këshillin Evropian, në mesin e muajt tetor, me një propozim për të marrë një hapje të kushtëzuar të negociatave për Tiranën, por procesi i negocimit (çeljen zyrtare) do të nisë vetëm pasi qeveria “Rama” të ketë plotësuar të paktën 9 kushte.

Lajmi se Holanda do t’i thotë “JO” integrimit të Shqipërisë e ka konfirmuar edhe ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok. Ministri ka deklaruar gjatë një takimi të Komisionit Parlamentar për Punë të Përgjithshme se “nuk ka asnjë indikacion se diçka ka ndryshuar”, duke shtuar se “negociatat me Shqipërinë do të hapen, pasi të jenë përmbushur pesë kushtet e vendosura nga Këshilli Evropian në vitin 2018”.

Më tej, media holandeze shkruan se “Muajin tjetër, Këshilli Evropian pritet të vendosë për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky vendim duhet të jetë unanimisht. Me veton holandeze ende të vendosur, nuk ka gjasa që të hapen negociatat me Shqipërinë, ndërsa perspektivat për Maqedoninë e Veriut duken më shpresëdhënëse”.

Ndër të tjera, në shkrim thuhet se “Javën tjetër, kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, do të udhëtojë drejt Holandës, për të marrë pjesë në një diskutim publik lidhur me sundimin e ligjit në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut”.

foto galeri

 

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.