Homazhet për Presidentin Nishani bëjnë “bashkë” Berishën dhe Yuri Kim

0 37

Homazhet në presidencë, në nderim të presidentit të ndjerë Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare në një spital të Gjermanisë, ku ndodhej për kurim, kanë bërë “bashkë” Sali Berishën dhe Yuri Kim.

Po, po, dy armiqtë e betuar publikë janë pozicionuar në krah të arkëmortit të Nishanit, mes disa të tjerëve në fakt. Pra, nuk po flasim për një takim “face to face”, por nën një “çati” të të dyve. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka qenë në rreshtin e parë, krah ish-presidentëve dhe figurave të larta politike shqiptare nga Kosova e Maqedonia e Veriut.

Nga ana e saj, ambasadorja amerikane në Tiranë shikohet e ulur një rresht më pas, me distancë jo më shumë se dy metra. Yuri Kim është e veshur me të zeza, duke respektuar traditën përkatëse shqiptare në kësi rastesh të dhimshme.

Nuk dihet si janë ndier të dy, me shikimet e pamundura për të mos u kryqëzuar në sallën ku bëheshin homazhet ndaj Nishanit, por këto “koordinata” shumë të afërta iu kanë bërë përshtypje të gjithëve.

Duhet thënë se Berisha e ka fituar betejën me Kim në planin kombëtar, duke u rikthyer në krye të PD me zgjedhje, por “non grata” që e armiqësoi skajshëm atë me ambasadoren amerikane qëndron në fuqi.

Megjithatë, pasi u thirr në Kongres para pak javësh, ambasadorja e SHBA në Tiranë i ka ndaluar deklaratat publike kundër liderit historik demokrat. Nuk merret vesh se çfarë po lëviz nën rrogoz, por Berisha iu bëri thirrje hapur SHBA ta ndalonin ambasadotren e tyre të ndërhynte në punët e brendshme të vendit, sidomos të Partisë Demokratike.

Ai akuzoi publikisht se Kim ka ushtruar presion ndaj gjykatëses Blerina Muça për të pranuar ankimin e Enkeleid Alibejat për logon dhe vulën zyrtare të partisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.