Hoxhaj për vrasjen e Dorian Shkozës:E bëra për 35 mijë€

0 38

I penduari i drejtësisë, Henrik Hoxhaj miku Nuredin Dumani ka treguar se si e ka kryer vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisasit më 2 mars të vitit 2020.

Në dosjen e siguruar nga “AbcNews”, Hoxhaj ka treguar me detaje se si ndodhi ngjarja. Ai ka thënë se në total për vrasjen e Shkozës dhe Avdias do të merreshin 70 mijë euro, ndërsa ai vetë do të merrte 35 mijë euro.

Sipas Hoxhajt, vrasja do të kryhej për pak para pasi bëhej fjalë për çështje personale.

Përveç Henrik Hoxhajt, Nuredin Dumani për të kryer “punën” kishte pajtuar edhe Eljon Bitrin nga Elbasani, vëllai i Lulzim Bitrtit i cili u vra disa kohë më parë në Elbasan.

Eljo ka qenë në drejtimin e makinë me të cilën u krye vrasja. Në këtë vrasje janë përdorur tre armë dy pistoleta të thjeshta dhe një me mulli. Hoxhaj tregon se me objektivat u përballën paralel teksa ishin duke i kërkuar me makinë dhe më pas i vranë.

“Unë i thash të mos i jepte gaz por të kthehej. Kur u kthyem Eljo më tha se personi që do vrisnim qenka në trotuar pasi ai e njihte. Unë i thash që mbaje makinën dhe sapo Eljo ndaloi unë kam qëlluar me dy pistoleta pa e hapu xhamin e makinës. Në këtë moment njëri nga dy personat ra në tokë ndërsa objektivi Dorjan Shkoza bërë disa hapa dhe më pas ra në tokë.

Kam dalë nga makina dhe i plagosuri më tha se nuk jam unë.

Unë e pyeta Eljon nëse është ky apo jo dhe ai mu përgjigj që ai ishte, atëherë e kam qëlluar dy herë të tjera në kokë. Më pas hipa në makinë dhe jemi larguar. Unë mora makinën time për në Tiranë dhe kalova edhe një postbllok policie por u largova. Armët i kemi lënë në makinë dhe Eljo e ka djegur në Shkumbin”-mësohet të ketë thënë Henrik Hoxhaj.

Gjithashtu në dosje, bëhet e ditur se dëshmitë e Hoxhajt dhe Dumanit janë në unison me njëra-tjetrën dhe ata kanë treguar personat që janë përfshirë në këtë ngjarje.

“Lidhur me këtë çështje të hetuarit Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, kanë dhënë të dhëna për përfshirjen e tyre në këto dy episode si dhe të shtetasve të tjerë. Nga deklarimet e tyre të cilat janë në unison me njëra-tjetrën ka rezultuar se në vrasjen e shtetasve Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia në datën 02.03.2020, janë të përfshirë të hetuarit Arjan Spahija (i vrarë në Belgjikë), Erjon Alibej, Eljo Bitri, Henrik Hoxhaj, Nuredin Dumani, Klevis Alla, Asllan Plaku. Në deklarimet e shtetasve Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani shpjegohet roli dhe veprimet e secilit prej pjesëmarrësve në ngjarjet e datës 02.03.2020 dhe 27.04.2020, të ndodhura në Durrës”, thuhet në dosje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.