Humbi jetën në SHBA, familja Duka kërkon ndihmë për mbulimin e ceremonisë mortore të djalit

0 180

Një ngjarje tragjike tronditi familjen Duka, por jo vetëm. vetëm pak javë pas ndarjes nga jeta të poetit Arben Duka, humb jetën dhe djali i tij Denis Duka 35 vjeç. Lajmi i pikëlloi të gjithë.

Tani familja e Denis Dukës po kërkon ndihmë për të përballuar shpenzimet e funeralit të 35-vjeçarit pasi nuk është në gjendje ekonomike dhe kërkon t’i bëjë një ceremoni dinjitoze ashtu siç e meriton 35-vjeçari.

Në një postim në rrjetet sociale, Shpendi Lamaj, miku i të ndjerit Denis Duka, djali i poetit Arben Duka që vdiq gjithashtu pak muaj më parë kërkon që qytetarët ta ndihmojnë familjen për shpenzimet e nevojshme. Lamaj ka nisur një fushatë dhe ka publikuar llogarinë e GoFund ku çdo person mund të dhurojë sa para të mundet.

“Denisi ndërroi jetë në mënyrë të papritur në 2 shkurt, 2022 në Alexandria, Virginia në SHBA. Denisi ishte një shok i shkëlqyer. Kur e takova për herë të parë mbi 10 vjet më parë, ai ishte shumë mikpritës dhe më kujtonte qytetin tim, Vlorën. Ai la pas gruan e tij të dashur Eneda Danglli Duka, vajzën e tij të bukur Sofia Duka, motrën Denada Duka dhe mamanë Pranvera Duka. Denisi ishte shumë i ri dhe la pas një zbrazëti. Për shkak të vdekjes së papritur, ne dëshirojmë të ndihmojmë dhe të mbështesim familjen me kostot e larta të funeralit. Çdo ndihmë është e mirëpritur,”- thuhet në postimin e tij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.