Humbja e kolosit Rikard Ljarja, Mevlani: Miqësi mbi 50 vite

0 47

Shqipëria humbi kolosin e kinematografisë moderne shqiptare, Rikard Ljarja në këtë kohë të pandemisë së Covid-19. Aktori, regjisori dhe miku i ngushtë i Rikardit, Mevlan Shanaj, tregoi rreth jetës të së ndjerit por edhe për modelin e ri që solli në kinematografinë moderne shqiptare. Shanaj theksoi se humbja e Rikard Ljarjas është një humbje e madhe kombëtare. Aktori nuk i përmbajti dot lotët dhe nuk e fshehu dot dhimbjen e madhe, që i ka shkaktuar largimi i mikut të tij.

“Ka qenë një miqësi e lashtë mbi 50 vite dhe ardhja e Rikardit në ekranin shqiptar ishte një gjë e re, ishte një befasi. Rikardi është konsideruar si pionieri i kinemasë moderne dhe kur erdhi Rikardi me portretin e tij solli një dëlirësi, solli atë që çdo shikues kishte dëshirë ta ketë brenda vetes. Nuk ishte madhësia e intepretimit, por i çuditi çiltërsia e këtij njeriu, i cili solli mendësi të re dhe kulturë të re. Ne e kishim Rikardin në majën tonë. Me Rikardin kam miqësi të lashtë që nga fëmijëria. Kemi bashkëpunuar si aktore, kemi shkëmbyer rolet tona. Figura e Rikardit erdhi duke u zgjeruar nga kultura dhe thellësia e tij. Çdo njeri të Rikardi shikonte idealin e vet, prandaj ka qenë kaq shumë i respektuar dhe i dashur. Ai ishte artist kompleks. Unë kam qenë non stop mik, vetëm dje nuk kemi folur. Nuk kishte dëshirë ta shikoja, sepse ishte rënduar. Ai ka qenë gjithmonë i hapur dhe asnjëherë i kursyer dhe një mik që nuk e gjen dot në jetë, nuk e gjen dot fisnikërinë e Rikardit. Është një humbje kombëtare”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.