I dërguari i OBSH-së kundër mbylljes: Njerëzit janë varfëruar. Të shqetësuar për rritjen e vdekjeve

0 355

David Nabarro, i Dërguari Special i OBSH-së për Covid-19, në një intervistë për emisionin “7pa5”, ka kundërshtuar më forcë mbylljen.

”Mbyllja mund të bëhet vetëm kur gjërat janë shumë shumë keq si një masë e përkohshme. Mbyllja ka sjellë varfërimin e njerëzve më të varfër. Kemi të dhëna nga e gjithë bota për një rritje masive të varfërisë dhe kjo është arsyeja pse themi që mbyllja mund të bëhet vetëm kur nuk ka asnjë opsion tjetër, për një kohë të shkurtër dhe kur të jeni në mbyllje, vini në zbatim masat për të ndërprerë transmetimin dhe ti jap fund përhapjes. Zbulimi i rasteve, izolimi, gjurmimi i kontakteve dhe izolimi i tyre”,-tha ai.

Nga ana tjetër, Nabarro është shprehur disi i shqetësuar për rritje të numrit të rasteve, por edhe të vdekjeve në Shqipëri. Ai është shprehur i bindur se me masat e marra do të parandalohet një rritje e madhe e shifrave.

Leave A Reply

Your email address will not be published.