I hani këto ushqime në mëngjes? Ndaloni tani, nuk e dini se sa dëm po i bëni shëndetit tuaj

0 53

Kur bëhet fjalë për mëngjesin, e dini se është vakti më i rëndësishëm i ditës. Në fakt, hulumtimet kanë treguar se një mëngjes jo i shëndetshëm mund të çojë në një rënie të energjisë dhe anashkalimi i tij bën që ta teproni më vonë me ushqimin gjatë ditës. Ja cilat janë ushqimet që duhet të shmangni në mëngjes:

Diçka nga furra e bukës

Besoj se shpesh e gjeni veten në një situatë ku thjesht nuk keni kohë për të përgatitur mëngjesin, kështu që furra e bukës ishte disi e vetmja zgjedhje. Megjithatë, produktet e bukës janë të pasura me yndyrna trans, miell të bardhë dhe shpesh sheqer, dhe kanë mungesë të lëndëve ushqyese. Pothuajse në çdo market ka bukë integrale, kos etj.

Biskota integrale

Shpesh herë në mëngjes ndodh që të hamë bisktoma integrale. Megjithëse, në paketim thuhet se është një ushqim ideal për mëngjes, në fakt nuk është kështu. Asnjë biskotë nuk mund të jetë një vakt kryesor në vetvete. Përveçse është kalorike dhe jo më e shëndetshme për nga përbërja, as nuk do të ngopesh.

Smoothies

Smoothie nuk është një opsion i pashëndetshëm, por nuk është gjithashtu më ideali për mëngjes. Kur përziejmë frutat, humbasim edhe fibrat, të cilat janë vendimtare për ndjenjën e ngopjes. Frutat, edhe pse shumë ushqyese, nuk mund të ofrojnë në vetvete gjithçka që na nevojitet për një vakt të vërtetë.

Kafe

Vështirë se një pije mund të jetë një vakt kryesor, dhe veçanërisht jo kafeja. Aq më tepër me stomak bosh. Kafeja turke pa sheqer është e mrekullueshme si pije, por jo si vakt. Mund t’ju zgjojë, por nuk do t’ju japë energji, sepse i mungojnë makronutrientët dhe kaloritë, kështu që në thelb e keni anashkaluar mëngjesin.As kafeja me qumësht nuk është shumë më e mirë. Mundohuni të pini kafe pas mëngjesit dhe të mos jeni zëvendësues për asnjë vakt.

Leave A Reply

Your email address will not be published.