I prekur nga Covid-19, Etrit Berisha shtrohet në spital

0 346

Portieri i përfaqësueses kuqezi, Etrit Berisha është shtruar në spital. Lajmi është bërë publik nga klubi italian i SPAL-it i cili thotë se “gjatë orëve të fundit Berisha është shtruar pranë spitalit të Conas, i specializuar për Covid-19, për të kryer ekzaminime klinike”. Berisha u diagnostikua me Covid-19 më 27 nëntor, pak ditë pasi ishte grumbulluar me përfaqësuesen, e cila më parë kishte pikasur pozitivë edhe kapitenin Elseid Hysaj, ky i fundit mundi të riaftësohej të martën.

Leave A Reply

Your email address will not be published.