I vëllai i’u vra në sy të gruas e fëmijëve, Erion Alibej njeriu që organizoi ekzekutimet në Elbasan

0 364

Erion Alibej, i arrestuar këtë të premte nga Policia, akuzohet për porositjen e dy vrasjeve, të Emiljano Ramazanit dhe të Regis Runajt. Alibej njihej edhe me emrin Andrea Alibej dhe është vëllai i Endrit Alibejt, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz në dhjetor të vitit 2018. Erion Alibej dyshohet se ka gisht edhe vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës. Erion (Andrea) Alibej, rezulton i përfshirë në trafikun e kokainës në Itali.

Vrasja e Endrit Alibej

Tre ditë para ndryshimit të viteve në dhjetor të 2018, Endrit Alibej 34-vjeç; Arben Dylgjeri, 56 vjeç, të dy kushërinj me njëri-tjetrin dhe Erdal Durunay, 51-vjeç, shtetas turk, u vranë me breshëri kallashnikovi. Ata sapo ishin kthyer për të kaluar festat e fundvitit me familjarët e tyre, kur në afërsi të Kombinatit Metalurgjik një makinë u zuri pritë.

Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj

Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj ishin miq me njëri-tjetrin. Emiljano Ramazani u ekzekutua më 20 korrik. Në lidhje me ekzekutimin e Ramazanit janë arrestuar 6 persona, por në qeli janë vetëm Albert e Seit Menehasa.

39-vjeçari i njohur si Rramami ishte një person i skeduar edhe më parë nga Policia e Shtetit. Në vitin 2012 gjatë operacionit të koduar “Tabakane 2”, Emiliano u arrestua së bashku me 5 të tjerë pasi prokuroria kishte prerë fletë arresti për prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim në formën e shitjes më shumë se një herë.

23-vjeçari Rigers Runaj, vinte nga një familje pa lidhje me botën e krimit, kjo pasi i ati ka punuar si shofer në Policinë e Elbasanit, ndërsa e motra punon në Gjykatën e Rrethit. Vrasja e këtij të fundit dyshohet se erdhi pas ekzekutimit të mikut të tij Ramazani, pasi Runaj mund të ketë ”nuhatur” gjurmët e autorëve të vërtetë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.