Identifikimi dhe votimi elektronik/Spahiu: Kështu nuk votojnë të vdekurit, 25 prilli është një referendum

0 246

Kreu i LSI-së Tiranë dhe drejtuesi politik për zgjedhjet e 25 prillit në këtë qark, Përparim Spahiu, teksa flet për garantim të zgjedhjeve të lira, thotë se identifikimi dhe votimi elektronik duhet të përfshihet, pasi për do të shmanget votimi familjar, apo votimi në emër të dikujt që nuk jeton më.

”Identifikimi dhe votimi elektronik janë jo vetëm detyra që rrjedhin nga marrëveshja e 5 qershorit, por domosdoshmëri për rritjen e standardeve dhe besueshmërisë së procesit zgjedhor në tërësi. Të paktën identifikimi biometrik shmang disa fenomene negative që janë vënë re në të kaluarën si votimi familjar ose votimi i dikujt për dikë tjetër që është emigrant ose nuk jeton më fare”,-shkruan Spahiu në facebook.

Nga ana tjetër, ai thotë se 25 prilli është një referendum, ”pasi ka rëndësi jetike për të ardhmen e vendit. Që nga ajo ditë, nisim të shtrojmë rrugën e Shqipërisë europiane, ku shteti i përket qytetarit dhe jo pushtetarit”.

Postimi i plotë

Standardet e zgjedhjeve janë fondamentale për besueshmërinë e njerëzve tek ky proces i rëndësishëm demokratik. Garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme janë në themel të një shteti funksional demokratik.

Identifikimi dhe votimi elektronik janë jo vetëm detyra që rrjedhin nga marrëveshja e 5 qershorit, por domosdoshmëri për rritjen e standardeve dhe besueshmërisë së procesit zgjedhor në tërësi.

Të paktën identifikimi biometrik shmang disa fenomene negative që janë vënë re në të kaluarën si votimi familjar ose votimi i dikujt për dikë tjetër që është emigrant ose nuk jeton më fare.

Institucionet duhet të bëjnë ç’është e mundur për të respektuar të paktën këtë pikë të marrëveshjes së 5 qershorit. Shmangia e anomalive dhe parregullsive të procese të mëparshme zgjedhore është detyrë ndaj popullit shqiptar.

25 prilli është një referendum, pasi ka rëndësi jetike për të ardhmen e vendit. Që nga ajo ditë, nisim të shtrojmë rrugën e Shqipërisë europiane, ku shteti i përket qytetarit dhe jo pushtetarit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.