Ilaçet për pacientët me Covid-19, nga 1500 farmaci vetëm 927 ofrojnë rimbursim

0 278

Pacientët e prekur nga Covid-19 të cilët po kurohen në kushte shtëpie, prej një muaji kanë mundësi t’i përfitojnë barnat me rimbursim. Hapi i parë që pacientët duhet të kryejnë pasi mësojmë se janë pozitiv, është kontakti me mjekun e familjes për të përfituar kodin e recetës me rimbursim.

Pasi merret nga mjeku i familjes kodi i recetës me rimbursim, i afërmi i një pacienti duhet të drejtohet pranë një farmacie për të siguruar këto barna. Farmacisti Dorian Hoxhallarim, thotë se rimbursimi i barnave ka nisur por shpesh pacientët për shkak se nuk mund të presin përgjigjen e tamponit, i duhet t’i marrin ilaçet pa rimbursim.

Sipas Fondit të sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor aktualisht mundësinë e rimbursimit të barnave e kanë 927 farmaci nga 1500 farmaci që ka në total në të gjithë Shqipërinë. Mjekja e familjes, Xhentiliana Nasa bëri thirrje që qytetarët të flasin menjëherë me mjekun që me simptomat e para, në mënyrë që të bëhen sa më shpejt pjesë e skemës së rimbursimit.

”Që me simptomat e para duhet të lidhen me mjekun e familjes, për t’u përfituar diagnostikimi i shpejtë, pra referimin për tampon dhe kryerjen e sa më të shpejtë të tij si dhe për t’u bërë edhe pjesë e paketave të ilaçeve me rimbursim. Gjatë orëve të përgjigjes së tamponit, pacientit i rekomandohet duke qenë se është në stadin e fillimit të simptomave, anti imflamator si paracetamol dhe dieta me lëngje”,-u shpreh mjekja.

Leave A Reply

Your email address will not be published.