“Ilaçi” i ditëve të nxehta, çfarë duhet të pish kur je dehidratuar?

0 34

Ndodh shpesh, por sidomos në këtë periudhë të vitit, kur trupi dehidratohet dhe ka gjithmonë pasoja nëse nuk trajtohet

Pas shumë daljeve e netëve jashtë, në ditëlindje a festa të ndryshme, disa njerëz mendojnë se të pish ujë, lëngje të ndryshme frutash apo lëngje për fëmijë mund ta kalosh lehtësisht dehidratimin.

Por nuk është kështu. Gjendja mund të agravojë nëse nuk trajtohet me kujdes.

Lëngjet e frutave dhe lëngjet për fëmijë kanë një të përbashkët shumë të rëndësishme: janë të mbushura me elektrolite (përbërës që hyjnë te lëndët ushqyese dhe që i ndihmojnë në shumë procese jetësore që zhvillohen në organizëm – prodhimi i energjisë, ruajtja e tërësisë së qelizave, përcjellja e nervave etj. Elektrolitet përcjellin elektricitet. Elektroliti me i zakonshëm e i kudogjendur është kripa).

Ndërsa një studim i fundit nga Universiteti i Calgary-t në Kanada ka zbuluar një pije të ndryshme që trajton më mirë dehidratimin te fëmijët: lëng molle, shkruan Class.

Në studim u përfshinë gjithsej 647 fëmijë, të cilët u trajtuan për dehidratim. 644 (99.5%) prej tyre aprovuan se e kaluan gjendjen pasi filluan të pinin lëng molle, ndërsa pjesa tjetër që pinte vetëm një lëng me elektrolit ishte 25 për qind.

Kështu, ki parasysh se sa herë të ndodhesh në një gjendje dehidratimi, më mirë se çdo gjë tjetër është një lëng molle.

Leave A Reply

Your email address will not be published.