Ilir Kulla jep lajmin: Alvin Berisha jashtë kampit të ferrit, i lirë në Damask

464

Alvin Berisha u lirua nga kampi Al-Hol në Siri. Ilir Kulla ka postuar një foto në facebook me 11-vjeçarin.

Ilir Kulla është gazetar si dhe këshilltar presidentit Meta i cili ka postuar i pari foton dhe lajmin.

“Mirëmëngjes të gjithëve nga Alvini i lirë ne Damask!”, shkruan ai.

Alvin Berisha, 11-vjeçari shqiptar, ka dalë nga kampi i refugjatëve në Siri dhe tashmë është i lirë në Damask.

11-vjeçari shqiptar që preku zemrat e të gjithëve më në fund është larguar nga kampi i ferrit i luftëtarëve të ISIS.

Babai i tij, Afrim Berisha konfirmoi se Alvin është larguar nga kampi Al Hol ku ndodhej i vetëm.

“Djali aktualisht ndodhet në Damask, jam duke pritur që ai të niset drejt Romës”, tha ai.

Prej katër ditësh operacioni për shpëtimin e Alvinit është kryer nga organizata “Gjysmë hëna siriane”, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq ndërkombëtar, si dhe me insistimin e jashtëzakonshëm të autoriteteve italiane.

Babai i Alvinit thotë se të parët që më përgëzuan për nxjerrjen e djalit nga kampi janë Presidenti Meta dhe ministri brendshëm Lleshi.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.