Inceneratorët, Kryemadhi: Padia jo kundër Lefter Kokës, por kundër Edi Ramës

0 143

Edhe pse vazhdimisht ka akuzuar ish-ministrin e arrestuar të mjedisit, Lefter Koka për korrupsion në çështjen e inceneratorëve, duket se kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi po ndryshon qëndrim.

Gjatë një interviste televizive, Kryemadhi tha se padia për inceneratorët “nuk është kundër Lefter Kokës por kundër skemës së vjedhjes së Edi Ramës”. Ndërsa solli në vëmendje një çift në Rubik, i cili sipas Kryemadhit ka marrë 9 milionë euro nga Klodian Zoto.

“Nuk është kundër ish-minsitrit Lefter Koka është kundër Edi Ramës, skemës së tij të mashtrimit të parave, vjedhjes së parave dhe të pastrimit të parave. Do ta vazhdoj deri në fund deri sa kjo gjë të zbardhet. Nuk mund të ecim me të njëjtën metodologji siç ecën me Saimir Tahirin. Ju e mabni Në 2017, Saimir Tahiri u kërkua nga krimet e rënda dhe parlamenti shqiptar dhe Edi Rama e mbrojtën dhe nuk e pranuan. Sot që nuk është askushi, sot nuk është as deputet, as politikan, as anëtar i PS, asgjë, e arrestojnë me një dosje të nisur nga krimet e rënda, pra jo nga SPAK-u. Dosja e inceneratorëve, qoftë e Tiranës, Fierit e Elbasanit por e Tiranës një herë. Kanë kaq shumë, për tu future për tu hapur dhe për tu faktuar jo vetëm grabitjen, jo vetëm korrupsionin por dhe rënien e shtetit dhe kthimin e një skemë të pastrimit të parave të gjithë strukturës shtetërore. Kjo është skema e inceneratorëve që janë 130 milionë euro të paguara për inceneratorët. Një shishe ujë kur e blejmë në local ne paguajmë 20 % e tvsh-së. Një bukë 700 lekëshe, 140 lëkë janë TVSH. Zotëria në fjalë Klodian Zoto ka marrë nga buxheti shtetit 130 milionë euro dhe minimum që duhet të paguante janë 21 milionë euro. Nuk ka paguar asnjë qindarkë. Kjo është një kompani, një çift që jetojnë në Rubik, me shtëpi me qira në Lezhë dhe Klodian Zoto i ka dhënë 9 milionë dollar punë. Këta nuk bëjnë asgjë, a janë lavazhierë, a janë fermerë, nuk ekzistojnë asgjëkundi. Këta kanë marrë 9 milionë dollarë nga inceneratori dhe nuk kanë paguar 20% e tvsh-së. Si puna e kësaj kompanie janë të gjithë kompanitë e tjera”,-tha Kryemadhi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.