Inceneratorët, merret në pyetje prej më shumë se dy orësh Armando Subashi

0 186

Burime bëjnë me dije se prej më shumë se dy orësh është duke u marrë në pyetje në ambientet e SPAK kreu i Bashkisë së Fierit Armando Subashi, në lidhje me inceneratorin e këtij qyteti.

Prokuroria e Posaçme vijon po ashtu hetimet për inceneratorin e Elbasanit, ku përveç ish ministrit Koka dhe dy biznesmenëve, persona të tjerë mund të vihen nën akuzë.

Burime nga struktura antikorrupsion bejnë me dije se SPAK ka marrë në pyetje gjatë kësaj jave edhe disa persona të tjerë, mes të cilëve edhe zyrtarë.

Sipas po të njëjtave burime, mësohet se mes personave të që janë pyetur janë dy punonjës së bashkisë Elbasan si dhe një ish zyrtare e lartë e ministrisë së mjedisit.

Të gjithë personat e pyetuar nga SPAK, kanë pasur poste drejtueses si dhe nuk dihet nëse jane pyetur nën cilësinë e personave nën hetim apo që kanë pasur dijeni lidhur me inceneratorin e Elbasanit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.