Inceneratorët/ Tabaku: Kur e ke takuar Zoton, administratorja: S’e kam memorizuar

0 165

Komisioni Hetimor i Inceneratorëve është mbledhur sërish këtë të hënë, ku po merren në pyetje administratorët e tre inceneratorëve të Tiranës, Fierit dhe të Elbasanit.

E para që ka folur ka qenë administratorja e kompanisë që menaxhon fushën e përpunimit të mbetjeve në Tiranë, Ariola Kodra.

Ajo është pyetur nga kryetarja e komisionit hetimor, Jorida Tabaku në lidhje me takimin e kësaj të fundit me personat Klodian Zoton, Stela Gugalljan dhe Mirel Mërtirin, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Administratorja zgjodhi të mos i përgjigjes pyetjes së Tabakut, duke thënë se nuk e mbante mend takimin e fundit me nënkontraktorët e saj.

Pjesë nga debati në komision:

Tabaku: Kur ka qenë kontakti juaj i fundit me tre personat që përmendëm Stela Gugallza, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri?

Ariola Kodra: Komunikimet nuk kanë qenë të drejtëprejta sepse mbaheshin nëpërmjet punonjësve të shoqërisë që unë administroj.

Tabaku: Kur ka qenë?

Ariola Kodra: Unë nuk jam e detyruar të komunikoj me çdo kontraktor pasi kam një staf që më suporton për këtë pjesë.

Tabaku: Kur ka qenë komunikimi i fundit që ju ose stafi juaj ju kanë sjellë mbi tre personat që unë përmenda, që janë të tre nënkontraktorë të shooqërisë që ju administroni?

Ariola Kodra: Sa për pjesën e komunikimit tim ju përgjigja. Për stafin më lejoni të marrë informacion dhe t’ju përgjigjem zyrtarisht

Tabaku: Kur ka qenë komunikimi juaj me këta shtetas?

Ariola Kodra: Sapo ju përgjigja pyetjes tuaj. Kam komunikime me ta, por jo personalisht përmes stafit që unë drejtoj.

Tabaku: Unë nuk e mora përgjigjen. Ju sa më pranuat që i njihni këta persona dhe jeni në marrëdhënie me ta.

Ariola Kodra: Po kam nënshkruar kontratat e nënkontratimit.

Tabaku: Kur ka qenë kontakti i fundit me ta, mund të ketë qenë para 5 vitesh kur ju kanë marrë në punë, thjesht po pyes kur i keni takuar për herë të fundit?

Ariola Kodra: Është një pyetje që nuk e kam memorizuar. Afatet e takimit nuk i kam të memorizuar.

Tabaku: Unë dua t’ju kujtoj zonja Ariola Kodra se dëshmia e rreme ka penalitete për ju.

Ariola Kodra: Jam në dijeni të faktit dhe jam e gatshme t’ju përgjigjem të gjitha pyetjeve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.