Incidenti në Oscar, Jada Smith reagon për herë të parë

0 22

Shuplaka e Will Smith ndaj Chris Rock bëri bujë në ceremoninë e 94-të të çmimeve Oscar, ku të gjithë folën, por Jada Pinkett Smith heshti.

Aktorja ka folur për herë të parë në një emision televiziv pas asaj që ajo e përshkroi si “tronditëse”. Shuplaka që i dha komedianit u përfol për ditë, madje edhe javë të tëra.

Incidenti ndodhi pas një batute që komediani bëri për gruan e aktorit. Aktorja tha se shpreson që burri i saj dhe Rock do t’i rregullojnë gjërat. “Sa i përket natës së Oscar, shpresa ime më e madhe është që këta dy burra të zgjuar dhe të talentuar të kenë një mundësi për t’u shëruar, për të folur dhe për t’u pajtuar.

Jada Pinkett Smith thyen heshtjen e saj pas shuplakës së Oscarit të Will Smith

Me gjendjen e botës sot, ne kemi nevojë për të dyja, dhe ne të gjithë kemi nevojë për njëri-tjetrin më shumë se kurrë”, u shpreh aktorja. Kujtojmë që Smith u përjashtuar për 10 vite nga Oscar, si një ndëshkim pas ngjarjes së rëndë. Ai kërkoi ndjesë publike ndërsa theksoi se do të mirëpriste çdo vendim nga Akademia.

Leave A Reply

Your email address will not be published.