Infektimi i 3 efektivëve në Kosovë, Xhaçka: Pjesa tjetër është mirë

0 23

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka sqaruar gjendjen e kontingjentit të Forcave të Armatrosura që ndodhen në Kosovë në misionin e KFOR, nisur nga lajmi për infektimin e tre prej tyre, të njoftuar ditën e sotme. Ministrja thotë se 26 pjestarët e tjerë gëzojnë shëndet të plotë dhe nuk kanë shfaqur asnjë problem. “26 pjesëtarët e kontingjentit të Forcave të Armatosura në misionin KFOR (Kosovë) deri më tani gëzojnë shëndet të plotë. 3 kolegët e tyre, pjesë e kontigjentit, të infektuar me Covid-19 gjatë kryerjes së detyrës janë riatdhesuar sipas udhëzimit që NATO ka dhënë për të gjitha vendet anëtare në këtë kohë pandemie. Ata nuk kanë shfaqur probleme me shëndetin e po trajtohen sipas protokollit përkatës nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.