Instagrami sjell risinë më të re për përdoruesit. Ja arsyet që qëndrojnë pas këtij vendimi

0 99

Rrjeti social Instagram vijon me një risi, ku për hapjen e faqes kërkohet mosha e saktë.

Përdoruesit nën 13 vjeç nuk do të lejohen të kenë një llogari në këtë rrjet për t’i mbrojtur kështu të miturit nga përmbajtjet e papërshtatshme.

Informacioni mbi moshën e përdoruesve do të përdoret për t’u dhënë të rinjve më shumë privatësi.

Në këtë mënyrë reduktohet abuzimi me shumë fenomene negative që mund të ndodhin në rrjete sociale, ku përmbajtja e disa gjërave padyshim që do të kërkojë një moshë më madhore.

Ditëlindja do të jetë personale dhe nuk do të publikohet, ashtu si ndryshimi i aplikacionit disa kohë më parë, ku mesazhet nga persona të panjohur u bllokuan.

Leave A Reply

Your email address will not be published.