Integrimi/Tirana mëson sot kornizën negociuese me BE-në

0 32

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, do të mësojë sot kornizën e punës lidhur me ecurinë për anëtarësimin në BE. Korniza negociuese, konsiderohet një ndër dokumentet më të rëndësishme që përcakton vëllimin, strukturën dhe kushtet e negociatave.

Vendet anëtare në këtë kornizë përcaktojnë pozicionet e veta kombëtare sa i takon asaj se çfarë presin nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të adaptojmë për t’u bërë anëtarë të BE-së.

Shqipëria ka ende disa kushte të rëndësishme që duhet të plotësojë deri në konferencën e parë ndërqeveritare, një prej tyre dhe Reforma Zgjedhore. ”Një hap më afër BE-së”, tha Luigi Soreca, ndërsa Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varheleyi e quajti një arritje të madhe.

Shqipëria ka një sërë sfidash të tjera:

1-Ngritja e funksionimi i Gjykatës Kushtetuese.
2-Miratimi dhe implementimi i Reformës Zgjedhore.
3-Ndjekje penale të gjykatësve/prokurorëve që nuk e kanë kaluar Vetting-un.
4-Ndjekje penale të akuzuarve për shitblerjen në zgjedhje. Aktive ende dy hetime të njohura si “Dosja e Durresit” dhe “Dosja e Dibrës”.
5-Ngritja dhe funksionimi i SPAK.
6-Rezultate në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar etj.
7-Gjatë vjeshtës Komisioni Evropian pritet të publikojë edhe progresraportet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, progresraporte të cilat mund të ndikojnë shumë në përshpejtimin e zhvillimit të konferencës së parë ndërqeveritare.

Leave A Reply

Your email address will not be published.