Inter ka gati ofertën për Dybala, së shpejti takim zyrtar

0 55

Tashmë thuhet se Interi ka përgatitur një kontratë të cilën do ia paraqesë Dybalas dhe agjentit të tij. Zbulohet se paga e tij do të jetë 6 milionë euro në sezon.

Fantazisti argjentinas do të largohet nga Juventus në qershor pasi ai dhe klubi nuk kanë arritur një marrëveshje për të rinovuar kontratën. Sipas “Gazzetta dello Sport”, Interi qëndron favorit për të transferuar “La Joya” në Milano.

Bisedimet kanë kohë që kanë filluar, por Marotta ditët e fundit është treguar më konkret për këtë transferim dhe mediumi italian shkruan se agjenti i lojtarit dhe CEO i zikaltërve janë takuar disa herë.

Dybala fiton 7 milionë euro në sezon te Juventus, ndërsa Interi ofron 6 milionë plus bonuse në sezon. Interi dëshiron ta futë lojtarin në listën e lojtarëve më të paguar të klubit së bashku me Barella, Brozovic dhe Lautaro.

Leave A Reply

Your email address will not be published.