INTERPOL publikon foto të Dritan Rexhepit, urdhra vrasjesh dhe bos i trafikut të kokainës

0 324

Në listën e emrave më të kërkuar nga INTERPOL është shtruar edhe Dritan Rexhepi, edhe pse ai vuan dënimin në burgun e Kuitos në Ekuador. Ndaj tij rëndojnë dhjetëra akuza teksa kërkohet edhe nga Belgjika. 40-vjeçari nga Vlora kërkohet edhe në Shqipëri për një sërë ngjarjesh kriminale.

Rexhepi akuzohet se është kreu i një grupi të fuqishëm të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Amerika Latine në Europë. Emri i tij u lakua edhe në aksionin ndërkombëtar të drogës, ku u arrestuan dhjetëra persona të përfshirë në një grup kriminal të strukturuar.

Në njoftimin e INTERPOL, 40-vjeçari cilësohet në nivelin e kuq të rrezikshmërisë pasi ka kryer në bashkëpunim vrasje me paramendim, plagosje të rëndë me dashje, armë, municione luftarake, falsifikim vulash, dokumentesh pasaportash, rrëmbim dhe mbajtja peng e një personi për trafik droge.

Pikërisht emri i tij lidhet edhe me rrëmbimin e Jan Prengës në Kamëz në janar të këtij viti, pasi vëllai i tij Astrit Prenga dyshohet se vodhi një sasi të konsiderueshme kokaine në Angli që vinte nga Amerika Latine dhe që i përkiste pikërisht Dritan Rexhepit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.