Irani kërcënon me ”dron” Donald Trumpin (FOTO)

0 337

Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka bërë një postim i cili është interpretuar menjëherë si kërcënim për ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Postimi përmban foto të një njeriu që i ngjason ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë duke luajtur golf dhe mbi të, ka rënë hija e atij që duket si avion luftarak ose dron.

”Hakmarrja është e pashmangshme”, thuhet në postim. Sipas mediave të mëdha të huaja si BBC e Reuters, kjo duket si një paralajmërim për hakmarrjen ndaj vrasjes së kreut të lartë ushtarak të republikës islamike, Qasem Soleimani.

Disa përdorues të Twitter-it bënë thirrje që Twitter ta pezullojë llogarinë e Ajatollahut. Twitter mbylli llogarinë e Trumpit në fillim të këtij muaji pasi ai publikoi postime të cilat konsiderohej se kanë nxitur dhunën ndaj Kongresit amerikan më 6 janar, teksa po certifikohej rezultati i zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.