Iris Luarasi humb të atin: Një pjesë e shpirit tonë po udhëton me ty

0 83

Pedagogia Iris Luarasi ka humbur babanë e saj mëngjesin e sotëm, pas një sëmundje të rëndë. Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, Luarasi njofton humbjen e të atit, të cilin e quan mentorit më të mirë të jetës. ”Sot ëngjëjt të thirrën lart se kuptuan atë që ti po kaloje e që na kishe porositur se nuk do doje të vuaje. Luftojmë të gjithë sot me dhimbjen tonë, se të gjithë të donim këtu e të rrije pak më shumë me ne. Nëse do mundeshim të kthenim kohën pas e të dëgjonim edhe njëherë zërin tënd, do të të thonim se ti ishe babai më i mirë nga të gjithë e askush nuk mund ta zërë vendin tënd”,-shkruan Luarasi.

Postimi i plotë

Asnjë nga ne të dashurit e tu, sot nuk e besonte se sot Zoti do të thërristë pranë vetes e ne mëngjesi do të na gjente pa ty. I dashuri e mentori ynë, na ke thyer zemrën e një pjesë e shpirtit tonë sot udhëton me ty.

Aty ku ka dhimbje të madhe, ka dashuri të madhe e ne do na mungojë buzëqeshja jote, të qeshurat e tua, e mbi të gjitha prania jote.

Sot ëngjëjt të thirrën lart se kuptuan atë që ti po kaloje e që na kishe porositur se nuk do doje të vuaje. Luftojmë të gjithë sot me dhimbjen tonë, se të gjithë të donim këtu e të rrije pak më shumë me ne.

Nëse do mundeshim të kthenim kohën pas e të dëgjonim edhe njëherë zërin tënd, do të të thonim se ti ishe babai më i mirë nga të gjithë e askush nuk mund ta zërë vendin tënd.

Duke respektuar rregullat familjarë të afërt ju njoftojmë se përcjellja e babit bëhet sot në orën 14:00 nga Funeral Alba 2000 për në varrezat e Sharrës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.