Ish-ministrja teknike: Veliaj të japë dorëheqjen bashkë me Ramën

0 43

Mirela Karabina, e cila mbajti edhe postin e Ministres Teknike të Arsimit më 2017, ishte e pranishme në protestën e artistëve. Në fjalën e saj, Karabinë kërkoi dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të kryeministrit Edi Rama.

”Ky pushtet kriminal që kërkoi të vrasë qytetarët e tij merr vendime vetëm në dëm të qytetarëve. Rama urdhëroi shembjen e Teatrit, ndërsa Veliaj ekzekutoi. Shikoni kush janë anëtarët e këshillit bashkiak që kanë firmosur shembjen. Sot ata janë turpi i qytetit, janë turpi i Shqipërisë. Sot nga ky shesh ne kërkojmë futjen e Erion Veliajt në karantinë. Sepse ai dhe Rama futën shqiptarët në karantinë për të shembur Teatrin Kombëtar. Erion Veliaj ekzekutoi atë që ne nuk e menduam kurrë. Rama dhe Veliaj me shembjen e teatrit kanë fundin e krupshëm politik. Sot duhet të ngrihemi në këmbë për të mbrojtur Shqipërinë. Erion Veliaj dhe Edi Rama duhet të japin sot dorëheqjen”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.